75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Aktorja e njohur amerikane preket nga Covid-19!

Aktorja amerikane Ali Wentworth ka dalë pozitive në testin për koronavirus.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet postimit të një fotografie në llogarinë e saj në Instagram.

“Kam rezultuar pozitive për coronavirus. Unë kurrë nuk kam qenë e sëmurë. Kam ethe, dhimbje të tmerrshme të trupit”. Unë jam e izoluar nga familja ime. Ky është një mjerim i pastër”, u shpreh 55-vjeçarja pranë postimit.

Ndërkohë, Andy Cohen, i cili së fundmi doli nga karantina pasi testoi pozitivisht për coronavirus, i dha Wentworth disa këshilla se si të luftonte sëmundjen vdekjeprurëse.

“Më vjen shumë keq. Tylenol, Vitamina C, Pulsi oxymeter për të matur oksigjenin tuaj në mushkëri”, ka thënë ai.