Aktorja e njohur bëhet nënë në moshën 21-vjeçare, birëson një vajzë

Ylli i “Stranger Things” dhe “Enola Holmes”, Millie Bobby Brown, ka njoftuar se së bashku me bashkëshortin Jake Bongiovi kanë adoptuar një vajzë.
Në një postim në Instagram, 21-vjeçarja shkroi: “Këtë verë, ne mirëpritëm vajzën tonë të ëmbël përmes adoptimit. Jemi jashtëzakonisht të emocionuar të fillojmë këtë kapitull të bukur të prindërimit në paqe dhe privatësi”.
Postimi përfundoi me fjalët: “Dhe pastaj ishim 3. Me dashuri, Millie dhe Jake Bongiovi”. Çifti nuk e ka zbuluar emrin e vajzës së re.
Lajmi vjen 15 muaj pas martesës së aktorës me Bongiovi, 23-vjeçarin djalë i këngëtarit të rockut Jon Bon Jovi.
Në fund të vitit të kaluar, Millie përfundoi xhirimet e sezonit të fundit të “Stranger Things”, një nga serialet më të njohura në historinë e Netflix.
Ky serial i hapi Brown rrugën e suksesit në moshën 12-vjeçare dhe do të përfundojë me sezonin e pestë, që pritet të publikohet në fund të vitit 2025.
Ajo gjithashtu përfundoi xhirimet e filmit të tretë “Enola Holmes” në fund të qershorit dhe ka luajtur në filmat “Damsel” dhe “The Electric State” të Netflix, si dhe në dy filma të “Godzilla”.