Aktorja e njohur feston ditëlindjen, bashkëshorti e uron më një fotografi të ëmbël
Jenna Dewani po shkëlqen teksa është në pritje të fëmijës së saj të dytë, dhe i pari me partnerin Steve Kazee.
Por, para se ta festonte ardhjen e tij në jetë, valltarja dhe aktorja e njohur festoi ditëlindjen e saj të 39-të, transmeton Indeksonline.

Ishte i dashuri i saj, Kazee që ndau me ndjekësit e Instagramit një fotografi ku shihet aktorja e veshur në të brendshme dhe bluzë të shkurtër, duke ekspozuar barkun e saj të rrumbullakët.

“Kjo grua. Çfarë vendi të pazëvendësueshëm ka zënë në zemrën time…Para së gjithash më pëlqen ta shikoj në sy dhe ta di se kjo është femra që do ta kaloj gjithë jetën”, ka shkruar aktori për partneren e tij.
Nga ana tjetër edhe Dewani pak kohë më parë deklaroi se me të ishte dashuri në shikimi të parë.

Kujtojmë se Jenna i dha fundi martesës me aktorin tjetër, Channing Tatum me të cilin ka një vajzë./Indeksonline/