Aktorja e njohur, gati ia prishi dasmën Jonida Vokshit
Para pak ditësh, në një ceremeni të bukur afër detit, e kurorëzuan dashurinë e tyre, aktorja Jonida Vokshi dhe producenti e aktori Besnik Krapi, shkruan Indeksonline.
Në dasmë morën ishin të ftuar një numër i madh miqësh, kolegësh e familjarësh.
Ndër ta u panë figura të njohura si: Olta Daku, Ermal Mamaqi, Olta Gixhari e shumë të tjerë.

Aktorja Olta Daku, në një intervistë për “Lart e poshtë”, ka thënë se ishte gati t’ia prishte dasmën Jonidës pasi që ishte bërë “xheloze” për miqësinë e saj me Elvana Gjatën.
Olta aktorja është shprehur se: “Unë vërtet jam shoqja e ngushtë e Jonidës, por nuk jam gjysma e saj. Gjysma e saj është Elvana Gjata. E kupton? Të ikën truri fare, do shkoj t’a prish tashti dasmën”.
Kjo sigurisht ka qenë një nga shakatë e aktores së njohur, duke marë parasysh miqësinë e ngushtë që e ka aktorja Jonida Vokshi me këngëtaren Elvana Gjata. /Indeksonline/
