Aktorja e njohur infektohet me COVID-19 edhe pas vaksinimit

Aktorja e njohur, Melissa Joan Hart, është duke u përballur me probleme me shëndetin.
Ajo ka treguar se është infektuar me COVID-19, ani pse është vaksinuar kundër virusitvdekjerurës, shkruan People.
Një gjë të tillë e ka zbuluar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa shpërndau video duke folur. “Unë jam vaksinuar dhe jam infektuar me COVID. Është gjendje shumë e keqe”, u shpreh ajo.
Tutje Melissa shtoi: “Është duke peshuar në gjoksin tim, nuk mund të marrë frymë. Njëri prej fëmijëve, mendoj që është infektuar po ashtu, shpresoj që të tjerët janë mirë”.
Hart përndryshe është nënë tre fëmijëve, të cilët i ndan me bashkëshortin Mark Wilkerson.