75 Mall Live Search
17:46 / E Premte, 23 Tetor 2020 / V R

Aktorja e njohur ndahet nga i dashuri 24 vjet më i ri

Kate Beckinsale dhe i dashuri i saj prej nëntë muajsh, muzikanti Goody Grace , thuhet se janë ndarë.

Aktorja 47-vjeçare dhe këngëtari 23-vjeçar nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe nuk duket se kjo është një provë se marrëdhënian e tyre nuk po ec mirë.

The Sun raporton se Goody është kthyer në vendlindjen e tij, Kanada.

Goody ishte ende duke ndjekur llogarinë e Kate në Instagram kur The Sun raportoi lajmin, por ai që nga ajo kohë nuk e ndjekë më.

Kate dhe Goody u panë së bashku shumë herë gjatë gjithë karantinës. Ata u fotografuan për herë të parë së bashku në janar dhe u konfirmuan si çift në prill.

Para se të dilte me Goody, Kate u lidh shkurtimisht me komedianin, Pete Davidson dhe ata u takuan për disa muaj në 2019./Indeksonline/