13:00 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / AR

Aktorja e njohur ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare!

Aktorja Robyn Griggs, e njohur më së shumti për rolet në telenovelat “Another world” dhe “One Life to Live” është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur një mik i saj. Aktorja kishte treguar më parë se ishte prekur nga kanceri i qafës së mitrës.

“Përshëndetje të gjithëve. Me zemër të rëndë, jam i pikëlluar të njoftoj vdekjen e Robyn. Megjithatë, ajo nuk po vuan më dhe do të donte që ne ta kujtojmë atë dhe kujtimet e mira. Nuk do ta harroj kurrë se sa e hapur ishte ajo për të treguar historitë e saj dhe pranoi që unë ta ndihmoja ta tregonte atë”, shkruan miku i saj.

“Kam 4 tumore të reja. 2 tumore të reja në mëlçinë time, një në muskulin e barkut dhe një i madh në nyjen limfatike në anën e djathtë”, shkruante aktorja në një postim një muaj më parë.