08:07 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Aktorja e njohur në lidhje më një mashkull 24 vjet më të ri

Kate Beckinsale ka një burrë të ri në jetën e saj, muzikantin 22-vjeçar, Goody Grace i cili është në moshë pothuajse të njëjtë me vajzën e aktores, Lily që është 21 vjeçare.

Një burim ka treguar se sa kohë ka që ata janë pare me njëri-tjetrin. “Ajo e ka takuar atë që nga fillimi i vitit. Ata janë argëtuar dhe Kate duket e lumtur. Mosha e tij nuk është problem për të. Është vetëm një numër”, tha një burim i afërt me çiftin.

Ky burimi shtoi se Goody “është i talentuar dhe shumë më i pjekur se mosha e tij”.

“Ata janë karantinuar së bashku në shtëpinë e Kate tani”, përfundoi ky burim.

Kujtojmë që Kate është e fiksuar pas meshkujve më të ri në moshë, pasi kohë më parë ajo ishte në lidhje me Pete Davidson që ishte 20 vjet më i ri./Indeksonline/