16:45 / E Diele, 23 Tetor 2022 / AR

Aktorja e njohur nënë për herë të dytë, zbulon emrin e foshnjës

Mandy Moore dhe bashkëshorti i saj, Taylor Goldsmith janë bërë prindër për herë të dytë! Aktorja njoftoi ardhjen e bebit të dytë në 21 tetor teksa publikoi foton e vogëlushit të porsalindur bashkë me emrin e zgjedhur.

“Ozzie është këtu! Oscar Bennett Goldsmith u vonua pak, por ardhja ishte e shpejtë dhe më e lehtë krahasuar me të vëllain. Gjithçka na kanë thënë është e vëetetë. Zemrat tona janë zmadhuar dyfish dhe dashuria që ndjejmë është e pashpjegueshme. Ai është i adhurueshëm dhe ne jemi më shumë se mirënjohës si familje prej 4 personash.”

Aktorja, nënë për herë të dytë: Zbulon emrin e

Lajmin e shtatzënisë ylli i “A ëalk to remember” e dha në fillim të qershorit ku përmes një postimi në Instagram shkruante:

“Kapitulli si mama e një bebushi u mbyll, jemi gati për të nisur tjetrin. Atë si mama e dy bebushave. Vogëlushi Goldsmith #2 vjen këtë vjeshtë. Mezi pres të takojë vëllain e tij të mrekullueshëm”.

Dyshja janë gjithashtu prindër të një djali të quajtur August (Gus) i cili erdhi në jetë në 23 shkurt të 2021. Moore dhe Goldsmith janë bashkë që prej 2015. A e kurorëzuan lidhjen fillimisht në fejesë në shtator të 2017, për t’u martuar pas 1 viti në LA.