09:34 / E Diele, 09 Gusht 2020

Aktorja e njohur “ngre” temperaturat

Kurrë nuk ka pasur problem që të tregojë pamjen e saj. Aktorja dhe këngëtarja e njohur Vanessa Hudgens ka “ngritur” temperaturat me fotot e postuara në rrjetet sociale.

Ajo shfaqet me një palë bikini ngjyrë blu të çelët ndërkohë që po kalon pushimet në Ishujt Turks dhe Caicos.

Ylli i The High School Musical ka treguar fizikun e saj tërheqës për të gjithë fansat.

31-vjeçarja shfaqet ndër të tjera me një varëse argjendi që shpërndahet nëpër të gjithë trupin, ndërsa në gishta mban disa unaza. Siç duket ajo po e shijon në maksimum këtë periudhë pushimesh pasi poshtë fotos ka shkruar: Parajsë.