Aktorja e njohur pa pikë shije, shfaqet me një stil të tmerrshëm të veshjes
Është një nga aktoret më të njohura dhe më të dashura në botë.
Vanessa Hudgens, e cila së fundi morri pjesë në filmin ‘Second Act’ i cili së shpejti do të shfaqet së shpejti, u pa në ndejën e organizuar për premierën e filmit, shkruan Indeksonline.

Por, më vonë aktorja 29 vjeçare u fotografua në Nju Jork, ndërsa ishte stili i saj i veshjes ai që morri gjithë vëmendjen.

Vanessa Hudgens ka befasuar këtë herë duke u shfaqur me një veshje të çuditshme, derisa edhe kombinimi me taka dhe pallto linte shumë për të dëshiruar.

Aktorja e cila bëri famë nga”The High School Musical”, luan së bashku me yjet Jennifer Lopez, Leah Remini dhe Milo Ventimiglia në filmin e ri “Second Act”./Indeksonline/