09:59 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Aktorja e njohur pendohet që beri seks me James Bond

Aktorja Gemma Arterton, e cila ishte një nga personazhet e filmit të James Bond, Quantum of Solace më 2008, është penduar për rolin që ka pasur.

Në një skenë, 34-vjeçarja kaloi një nate pasionante me James Bondin, përballë aktorit protagonist Daniel Craig.

Për të fituar këtë rol kur ishte vetëm 21 vjeçe, Gemma kishte konkurrente 1.500 gra të tjera, të cilat dëshironin të merrnin pjesë.

Por, tani thotë se do të donte që gjërat t’ishin ndryshe në atë kohë.

“Në fillim të karrierës sime isha e varfër dhe isha e lumtur vetëm që të punoja dhe të siguroja jetesën. Ende marr kritika që isha pjesë e Quantum of Solace, por isha 21 vjeçe, kisha një kredi studentore dhe mbi të gjitha ishte një film i James Bondit. Por teksa po rritesha, kuptova që kishte shumë gabime me gratë që merrnin pjesë në filmat e James Bondit”, ka thënë ajo.