11:00 / E Enjte, 12 Janar 2023 / AR

Aktorja e njohur publikon video, zbulon se vuan nga kjo sëmundje

Aktorja e famshme amerikane Ashley Tisdale, ka zbuluar se vuan nga alopecia areata (rënia e flokëve).

37 vjeçarja e cila është e njohur për rolin e saj në “High School Musical”, lajmin e dha përmes një video në Instagram, transmeton Indeksonline.

“Shumë njerëz kanë turp të flasin për këto probleme. Çdo rënie e flokëve mund të ndikojë në vetëvlerësimin tuaj, veçanërisht nëse ndiheni sikur jeni ju I vetmi person që jeni të prekur me këtë sëmundje. Nuk është asgjë për t’u turpëruar”, tha ajo.

Kjo sëmundje vjen për shkak të hormoneve, e herë për shkak të trashëgimisë që ka të bëjë me stresin.

“Unë isha 20 vjeç kur e kuptova këtë”, përfundoi ajo.

 Nga kjo sëmundje vuan edhe Jada Oinkett Smith, gruaja e aktorit, Will Smith./Indeksonline/