19:56 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aktorja e njohur qenka martuar dhe e ka mbajtur të fshehur?

Aktorja e njohur amerikane, 29 vjeçarja Jennifer Lawrence është mjaft e dashur për publikun, duke gëzuar një numër të madh fansash, transmeton Indeksonline.

Ajo kohëve të fundit po përflitet shumë nëpër mediat ndërkombëtare për një martesë të mundshme me të fejuarin e saj Cooke Maroney, me të cilin është parë së bashku në një gjykatë.

Burime nga ‘Page Six’ e kanë konfirmuar se dyshja janë parë së bashku teksa dilnin nga dera e një zyre celebrimi në një gjykatë, e me siguri ata kanë nënshkruar ndonjë kontratë paramartesore.

Këtë e ka mbajtur shumë personale aktorja, por kanë qenë mediat të cilat kanë vënë në pah këtë detaj.

Thuhet se dyshja pritet të organizojë një dasmë madhështore në muajin tetorë. /Indeksonline/