18:25 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aktorja e njohur shëtit rrugëve me veshje të tejdukshme

Ajo së fundi ka mohuar thashethemet se është në pritje të fëmijës së parë nga lidhja me të dashurin Chris Martin.

Aktorja Dakota Johnson u fotografua gjatë të enjtes në Hollywood me një dukje të thjeshtë por me shumë stil, shkruan Indeksonline.

Ylli i filmit ‘The Fifty Shades Of Grey’ nuk ka lënë vend për imagjinatë në një veshje të tejdukshme por që i shkonte shumë.

Aktorja e cila së fundi është duke luajtur rolin kryesor në filmin ‘Bad Times at El Royale’ përkrah aktorit Chris Hemsworth dhe Jon Hamm, kishte kombinuar një fustan të thjesht i cili vinte në pah për mrekulli linjat e 29 vjeçares.

Më herët gjatë javës, Dakota morri pjesë në premierën e filmit të saj të fundit ‘Suspiria’ ku si shoqëruese në tepihun e kuq solli gjyshen e saj 88 vjeçare, aktoren Tippi Hedren./Indeksonline/