75 Mall Live Search
07:51 / E Enjte, 06 Nëntor 2025 / MSH

Aktorja e njohur shpërngulet në fshat, preferon jetën në fermë

Aktorja e njohur, Millie Bobby Brown, ka vendosur të largohet nga zhurma e qytetit.

Ndonëse e re në moshë dhe ende me shumë gjëra për të eksploruar, ajo ka vendosur të jetojë në një fermë dhe të rrisë kafshë, shkruan IndeksOnline.

E martuar me djalin e Jon Bon Jovit, Jake, Millie thotë se nuk e kanë fare problem që bashkë me rritjen e fëmijës të tyre, të kultivojnë edhe fermën.

Në fermën e familjes Jovi ka 11 qenë, 4 mace dhe rreth 40 kafshë të tjera.

Kjo gjë e ka bërë Millie-n që të studiojë veterinari dhe të perfeksionojë zanatin.

Aktorja është e njohur për rolin e saj në “Stranger Things” dhe “Enola Holmes”./IndeksOnline/