11:22 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aktorja e njohur turke dhe i fejuari Mesut Ozil blejnë shtëpi super luksoze (Foto)

Aktorja e njohur e serialit “Mos u dorëzo”, Amine Gulse pritet të martohet së shpejti me të fejuarin e saj, futbollistin e Arsenalit Mesut Ozil. Mendohet se çifti mund të zhvendoset në Londër pas martese ndaj edhe Mesut ka bërë disa ndryshime në shtëpinë e tij.

8471604

 

Ai ka ndryshuar arredimin e 10 dhomave të shtëpisë: 2 dhoma ndjenjeje dhe 8 dhoma gjumi. Megjithatë, deri këtu s’ka asgjë për tu çuditur!
Ajo që ka bërë më shumë përshtypje kanë qenë dy ndryshime të tjera. Kështu, futbollisti ka porositur një hammam, banjo turke dhe një sallë kinemaje.

aw5lzHvm5UqZicWm5BA1jw

Duke qenë se Amine është pjesë e botës së kinemasë, brenda shtëpisë së saj është një dhomë posaçërisht për këtë. Së fundmi, familjet e Amines dhe Mesut kanë darkuar së bashku në një nga restorantet më luksoze.

8471608