16:58 / E Premte, 29 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aktorja e njohur turke i është nënshtruar një sërë operacionesh plastike (Foto)

Hande Ercel është një nga aktoret më të dashura të serialeve turke, jo më kot ajo u zgjodh aktorja më e mirë e komedive romantike në Golden Butterfly 2017.

Megjithatë, kësaj here vemëndja nuk është kthyer tek talenti i saj por tek operacionet plastike që mendohet se aktorja ka kryer. Pas ndërhyrjeve për të rritur masën e gjoksit, ajo ka kryer disa ndërhyrje në fytyrë.

Sipas gecce.com, aktorja ka kërkuar që mollëzat e saj të zvogëlohen pasi fytyra në ekran del më e madhe se ç’është në të vërtetë. Gjithashtu, burime pranë aktores tregojnë se ajo gjithashtu ka bërë një ndërhyrje në buzë.

handeerceli