75 Mall Live Search
19:42 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / MSH

Aktorja e njohur turke i jep fund martesës, 44 ditë pas kurorëzimit

Vetëm 44 ditë pasi u martuan, Merve Bologur dhe Mert Aydin i dhanë fund martesës duke u futur kështu në listën e çifteve të famshme që u zgjati më së paku martesa.

Dyshja u martuan me 2 Tetor ndërsa lajmin për ndarje e ka bërë të ditur vet aktorja përmes rrjeteve sociale: Nuk funksionoi, faleminderit… Kjo është jeta… Fat të mirë për Mert. Faleminderit për ditët tona të bukura.

Kjo ishte martesa e dytë e aktores pas ndarjes me këngëtarin Murat Dalkılıç, me të cilin u martua në vitin 2015. Aktorja ka luajtur në shumë telenovela turke por e njohur për shqiptarët u bë me rolin në “Kuzey Güney”.