17:10 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Aktorja e njohur uron pavarësinë në ritmet e këngës ‘That’s Mine’ të Ledri Vulës dhe Gashit

Festimet për ditën e Pavarësisë së Kosovës kanë filluar në çdo vend ku ka shqiptar.

Ndërsa edhe urimet për këtë ditë nga emrat më të njohur në vendin tonë nuk kanë munguar, shkruan Indeksonline.

Aktorja e njohur, Arta Nitja e ka uruar këtë ditë në një mënyrë më ndryshe se të tjerët.

Arta ka publikuar një video të mikes dhe koleges së saj, aktores Adriana Matoshi në ‘InstaStory’ e cila shihet duke vallazuar në ritmet e këngës më të re të Ledri Vulës dhe Gashit ‘That’s mine”.

“Urime pavarësia” ka shkruar Arta në video./Indeksonline/