75 Mall Live Search
10:09 / E Enjte, 22 Dhjetor 2022 / AR

Aktorja e njohur zbukuron pemën bardh e zi: Jam alergjike ndaj ngjyrave

Aktorja Catherine Zeta-Jones, e cila luan si Morticia Addams në shfaqjen hit të Netflix “Wednesday”, u tregoi fansave pemën e saj të Krishtlindjes, duke bërë shaka se ajo është “alergjike ndaj ngjyrave”. Pema ishte zbukuruar me harqe bardh e zi.

“Pema ime e Krishtlindjeve të jep ndjenjën e Wednesday”, shkroi aktorja.

Ylli po i referohej një skene nga shfaqja, ku Morticia thotë se vajza e saj Wednesday, e luajtur nga Jenna Ortega, është “alergjike ndaj ngjyrave”, kështu që kërkon një uniformë të veçantë shkollore të zezë dhe gri.

“Wednesday” ka grumbulluar shifra të mëdha shikueshmërie që kur u publikua në Netflix më 23 nëntor.