Aktorja flet pas ndarjes së bujshme, prek me fjalët
Aktorja ikonë turke, Hande Erçel, festoi 32-vjetorin e saj në qendër të vëmendjes, duke u kapur nga paparacët teksa largohej nga një darkë festive me familjen. Ylli i ekranit, si gjithmonë, shkëlqeu me elegancë dhe buzëqeshje, duke iu përgjigjur me sportivitet pyetjeve të gazetarëve.
E relaksuar dhe pozitive, Erçel u uroi ditë të mira të gjithëve dhe shprehu emocionet për vitin që po hyn:
“U bëra 32! Le të jetë një moshë e re, ditë të reja… Uroj të jetë një jetë e mirë.”
Për vitin që lamë pas, Hande Erçel u shpreh se i solli vetëm gjëra pozitive, duke ndarë me entuziazëm lajmin për projektin e saj më të ri.
“Këtë vit më solli gjëra shumë të mira. Nesër publikohet projekti im i ri, një film i ri. Jam shumë e emocionuar, është një projekt shumë i bukur,” tha ajo, duke ngritur kuriozitetin për rolin e saj të ardhshëm.
Edhe pse zakonisht Hande i shmang pyetjet rreth jetës private, këtë herë ajo vendosi të flasë hapur për ndarjen nga biznesmeni i njohur, Hakan Sabancı.
Me një ton të qetë dhe sportiv, aktorja konfirmoi se romanca i ka ardhur fundi. “Ka shumë kohë që ka përfunduar,” pohoi ajo.
Duke i dhënë fund thashethemeve, Hande e mbylli rrëfimin me një fjali që theu zemrat e fansave: “Jam shumë e vetmuar.” Kjo deklaratë tregon se, pavarësisht famës dhe shkëlqimit, ylli i serialeve gjen kohë për të reflektuar mbi ndjenjat e saj.

