75 Mall Live Search
12:13 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aktorja Gresa Pallaska, pozon pranë “babadimrit”, në prag të festave

Aktorja e njohur shqiptare Gresa Pallaska njihet si një aktore e teatrit, filmit dhe televizionit.

Ajo njihet për serialet vendore si “Çka ka shpija” në rolin “Rabija”, si edhe në serialin “Familja Moderne” si “Trëndelina”, shkruan Indeksonline.

Ajo gjithashtu njihet si një femër mjaft e bukur dhe atraktive, andaj paraqitjet e saj publike janë gjithnjë të mirëseardhura për fansat.

Në paraqitjen e saj të fundit në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka pozuar pranë babadimrit dhe duket mjaft e lumtur dhe në formë të mirë në prag të festave të fundvitit. /Indeksonline/