75 Mall Live Search
11:26 / E Enjte, 08 Maj 2025 / AR

Aktorja i rikthehet aktrimit, pas vdekjes tragjike të bashkëshortit

Aktorja amerikane Aubrey Plaza po rikthehet në ekranin e madh me rolin e saj të parë që nga vdekja tragjike e bashkëshortit të saj, skenaristit dhe regjisorit Jeff Baena.

Ajo do të luajë në filmin Honey Don’t, së bashku me Margaret Qualleyn dhe traileri i filmit u publikua nga Focus Features të mërkurën, transmeton Indeksonline.

Filmi është një komedi e shkruar bashkë nga Ethan Coen dhe Tricia Cooke, dhe ndjek detektiven lokale Honey O’Donahue (Qualley), e cila heton një seri vdekjesh të dyshimta të lidhura me një kishë kontroverse.

Plaza luan rolin e një policeje që bashkëpunon me O’Donahue në hetim, ndërsa Chris Evans luan figurën karizmatike fetare rreth të cilës sillet gjithçka. Premiera e filmit është planifikuar të bëhet më 22 gusht./Indeksonline/