Aktorja Jennifer Garner thotë se i ka vdekur një mike nga zjarri në Los Angeles

Aktorja Jennifer Garner ka thënë se një mike e saja ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në Los Angeles.
Ajo ka thënë se shoqja e saj jetonte në zonën Pacific Palisades.
“Unë humba një mike që nuk doli në kohë”, tha aktorja për MSNBC.
Garner, e cila tha se ka jetuar në dhe përreth Palisades për 25-vjet, e përshkroi situatën se si po ndjehen amerikanët e kësaj zone që tani ka shumë shtëpi të djegura deri në themel, duke përfshirë një kishë.
“Zemra ime rrjedh gjak për miqtë e mi. Mund të mendoj për 100 familje dhe ka 5, 000 shtëpi të djegura. Unë thjesht mund të shkruaj një listë me 100 miq që kanë humbur shtëpitë e tyre,” thotë ajo.
“Ndihem pothuajse në faj duke ecur nëpër shtëpinë time. Çfarë mund të bëj? Si mund të ndihmoj? Çfarë mund të ofroj?” tha ajo, shkruan BBC.