19:28 / E Shtunë, 13 Maj 2023 / MSH

Aktorja kosovare bashkë me aktorë të njohur ndërkombëtarë

Aktorja e njohur kosovare që po shkëlqen në kinematografinë turke dhe jo vetëm, Arbnora Ademaj, është takuar me aktorë të njohur turk dhe të huaj.

Bashkë me ta, ajo është duke realizuar një numër projektesh në Turqi, raporton Indeksonline.

Arbnora është parë nën shoqërinë e aktorit Ramiz Ozbay, aktorit holandez Frankis Lankester, Sevcan Yasar, dhe Irsel Civit.

Projekti si duket do të jetë një prodhim i jashtëzakonshëm, pasi që po prodhohet nga një prej maestrove të kësaj fushe, Varol Porsemay, i cili është drejtor i “Hollywood Productions”.

Arbnora ka arritur të depertojë shpejt në kinematografinë turke, duke bërë kështu një emër me rëndësi në botën e filmave dhe serialeve.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit tani.