Aktorja kosovare merr një çmim të veçantë në Turqi, momenti kur pranon shpërblimin

Aktorja e njohur kosovare Arbnora Ademaj ka kohë që është zhvendosur në Turqi.
Ajo ka zhvilluar karrierën në aktrim, duke luajtur rolin e saj në filmin ‘Kırık Hayatlar’ në mënyrë të përkryer, shkruan Indeksonline.
Sonte është mbajtur festivali i fundvitit ku mundi dhe puna e saj u shpërblyen duke marrë titullin si aktorja më e mirë e huaj.

Kosovarja edhe kësaj radhe arriti të paraqes vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Edhe në këtë event ra në sy paraqitja e saj e veshur me një fustan glamuroz, duke shkëlqyer me bukurinë e saj.

Lidhur me këtë aktorja ndau një status në ‘Facebook’, në të cilin u shpreh se e nderuar për këtë çmim në një festival prestigjioz.
Më poshtë keni disa momente nga pranimi i çmimit./Indeksonline/