12:15 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aktorja me famë botërore e viziton FFK-në

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka pritur sot në zyrën e tij aktoren e famshme shqiptare Arta Dobroshi.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e përgëzoi aktoren Dobroshi për të arriturat e saj në botën e filmit, derisa e informoi edhe për të arriturat e FFK-së, sukseset e Kombëtares së Kosovës, si dhe për përkrahjen që i jep KE zhvillimit të futbollit të femrave.

Ndërkaq, aktorja jonë e famshme uroi që Kosova të vazhdojë rrugën e suksesit në futboll dhe në të ardhmen e afërt të jetë edhe pjesë e Kampionatit Evropian dhe atij botëror.

Në fund, të takimit presidenti Ademi ia dhuroi aktores Dobroshi një fanellë të Kombëtares së Kosovës, duke e ftuar njëherësh që të jetë e pranishme në ndeshjet e Kosovës si mysafire e veçantë sa herë që ajo të ketë mundësi.