Aktorja më seksi në botë ‘feston’ me xhinse

Sidney Sweeney, ylli i Euphoria dhe White Lotus dhe aktorja e cilësuar si aktorja më seksi në botë, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë me foto nga një natë në Florida.
Aktorja postoi një sërë fotografish në Instagram duke u argëtuar me miqtë, e veshur me xhinse, një bluzë të bardhë të shkurtër dhe atlete, ndërsa mbante një tabaka plot me pije alkoolike dhe një mikrofon, transmeton Indeksonline.
Vëmendja më e madhe u tërhoq nga xhinset.
Pse? Dalja me xhinse ndodhi vetëm disa javë pasi Sweeney u kritikua për një reklamë për markën American Eagle./Indeksonline/