75 Mall Live Search
09:41 / E Hënë, 02 Mars 2026 / AR

Aktorja në Dubai gjatë tensioneve me Iranin, a është e sigurt ylli i Hollywood-it?

Aktorja e njohur, Lindsay Lohan dhe familja e saj janë mirë pas sulmeve nga Irani në Dubai. Kështu ka mësuar TMZ-ja.

Burime të njohura i thanë TMZ-së se aktorja, bashkëshorti i saj Bader Shammas dhe djali i tyre, Luai, janë shëndoshë e mirë, transmeton Indeksonline.

Lindsay Lohan Bader Shammas nën-getty

Lindsay jeton në Dubai që nga viti 2015 dhe, ajo dhe Bader filluan të takoheshin në vitin 2020. Ato u fejuan në vitin 2021, u martuan në vitin pasardhës dhe u bën prindër një vit më pas.

Lohan e cila së fundmi u shfaq në kopertinën e Vogue Arabia më parë kishte zbuluar se i pëlqen të jetojë në Dubai për shkak të “qetësisë dhe paqes” që ka gjetur larg papracëve, ndërsa jeton në fshat.

Siç e dini… Irani ka kryer një sërë sulmesh pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan objektet bërthamore dhe vende të tjera strategjike kyç në vend./Indeksonline/

Skena shkatërrimi në Iran