75 Mall Live Search
14:03 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aktorja nga Kosova kujton nënën e ndjerë: Po të bëj gjyshe këtë vit

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku, Fiona Gllavica sot kujtoi nënën e saj të ndjerë në 6 vjetorin e vdekjes.

Ajo përmes një shkrimi emocionues u shpreh se kujtimi dhe vepra e tij i kanë dhënë rrugëve të jetës së aktores dashurinë e pamenduar.

Ndër të tjera, ajo shkroi se e kujton çdo ditë dhe se në këtë vit do ta bëjë gjyshe.

Është e papërshkrueshme veç ideja se duhet të shkruaj për një mungesë që se ka fundin në tokë e as qiell. Veç ëndërrtart’ e dijnë se sa e pa prekshme është dhimbja e të jetuarit me zemrën gjysmë, pa zërin që mrekullon qetësinë dhe shikimin përkëdhelës të nanës. S’kam guxuar ende ta quaj botën mizore, sepse kujtimi yt dhe vepra yte i ka dhënë rrugëve të jetës dashninë e paramendume. S’guxoj të bërtasë për boshllëqet sepse kam mësuar nga më e mira, që zemrat duhet të rrahin në plotësi edhe në ditët me shi. Më mungon nanë, u bë kaq kohë… Të kujtoj nanë, çdo ditë, edhe të flasë e të shënoj në vargje dedikime jete. I paharruar, i lehtë si era, i bardhë si pendët e pëllumbave të paqes vie edhe ky vjetor i ikjes tënde që numëron përpjekjet e mia për të të gjetur në të lumturën. Të dua fort nanë, Po të bëj gyshe këtë vit. Bebushi do të fle i qetë sepse përkundet nga krahët e engjullit. 6”, shkroi aktorja, krahas imazheve me nënën e saj.