21:27 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / OSH

Aktorja ngec në ashensor: Policia dhe zjarrfikësja refuzuan të më ndihmojnë

Aktorja Hajat Toçilla, ka përjetuar një ngjarje aspak të këndshme ditën e sotme. Aktorja ka mbetur e bllokuar në një ashensor në qytetin e Prizrenit.

Ka qenë vetë aktorja e cila ka ndarë për ndjekësit e saj situatën në të cilën u ndodh.

Toçilla ka bërë një postim në Facebook ku ka thënë se policia, zjarrfikësit e KEDS kanë refuzuar ta ndihmojnë atë.

Aktorja u shpreh se në ashensor ka mbetur brenda më shumë se 30 minuta derisa familjarët e saj e kanë kërcënuar përgjegjësin e ashensorit i cili më pas ka hapur ashensorin.

“Sot në Prizren e kuptova sa e pambrojtur jam prej shtetit! Policia e Kosoves, zjarrfikesit, KEDSi refuzuan të më ndihmojnë të dal prej ashensorit ku mbeta rreth 30minuta (mos më shumë) shkaku i ndërprerjes së rrymës elektrike.

Në ashensor nuk kishte numër të ndonjë servisi për këto raste, policia refuzoi të më ndihmojë duke me drejtuar tek përgjegjësi i ashensorit, zjarrfikësit nuk e dinin as ku është ambullanta në qendër, KEDSi na tha të presim deri në ora 14:00/15:00 qe i binte 3-4 orë, e pergjëgjsi i liftit e mohonte pergjëgjsinë e tij, deri sa u kërcënua prej familjareve (që per fat i kisha aty) se do të lajmerohej në polici, në atë moment llampa e Aladinit ja shpiku celsin. Urime liberalizimi i vizave”, ka shkruar Hajat në postimin e saj në Facebook.