Aktorja nis romancë me producentin e njohur?

Një video e publikuar në TikTok ka bërë xhiron e rrjetit, ku aktorja e njohur e serialit “Euphoria”, Sydney Sweeney shfaqet duke shëtitur në rrugët e Venecias, Itali, përkrah menaxherit muzikor Scooter Braun dhe modeles Amèlie Tremblay.
Pamjet janë filmuar në qershor, pak pas dasmës madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, e cila u raportua se kushtoi plot 50 milionë dollarë.
Në video, Braun shihet duke parë telefonin, ndërsa Sweeney afrohet pranë tij.
“Ky është momenti kur pashë Sydney Sweeney, Amèlie Tremblay dhe Scooter Braun në Venecia për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, të shtunën pasdite,” – shkruan fansi që publikoi videon, e cila tashmë ka grumbulluar afro gjysmë milioni shikime në TikTok.
Po atë ditë, aktorja e filmit “Immaculate” u pa gjithashtu në shoqërinë e aktorit Orlando Bloom dhe ish-yllit të futbollit amerikan Tom Brady.
Kujtojmë se në muajin mars, mediat raportuan se Sweeney kishte anuluar dasmën me të fejuarin Jonathan Davino, për shkak të “problemeve të mëdha” në marrëdhënien e tyre.
Edhe pse dyshja u fotografuan sërish bashkë në prill, burime pranë tyre pohuan se martesa “mbetet e anuluar” dhe raporti i tyre është vetëm miqësor.
Nga ana tjetër, Scooter Braun ka qenë i martuar me Yael Cohen nga viti 2014 deri në vitin 2021, me të cilën ka tre fëmijë: djemtë Jagger dhe Levi dhe vajzën Hart.