75 Mall Live Search
14:40 / E Martë, 25 Shkurt 2025 / AR

Aktorja pjesë e “Oscar”-it, Netflix do të financojë pjesëmarrjen e saj

Karla Sofia Gascón do të marrë pjesë në “Oscar” dhe burimet konfirmojnë se Netflix do të mbulojë kostot e mbërritjes së saj në ceremoninë gala më 2 mars në teatrin “Dolby” në Hollywood, raporton Variety.

Gascón u nominua për çmimin si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin muzikor spanjoll Emilia Pérez, transmeton Indeksonline.

Nuk dihen ende të gjitha detajet e planeve të saj, duke përfshirë nëse ajo do të ecë në tapetin e kuq, do të japë intervista apo do të ulet pranë yjeve të saj, Zoe Saldana dhe Selena Gomez, dhe regjisorit Jacques Audiard.

Para se të mbërrijë në “Oscar”, Gascón, sipas burimeve, do të marrë pjesë në César Awards në Paris më 28 shkurt./Indeksonline/