75 Mall Live Search
09:30 / E Martë, 10 Qershor 2025 / AR

Aktorja reagon pas fitores në gjyqin 400-milionë dollarësh ndaj Justin Baldoni

Aktorja Blake Lively ka reaguar për herë të parë pasi gjykata hodhi poshtë padinë për shpifje dhe shantazh prej 400-milionë dollarësh, të ngritur nga bashkëpunëtori i saj në filmin It Ends With Us, Justin Baldoni.

Në një deklaratë të fuqishme të publikuar në Instagram, Lively, 37 vjeçe, shprehu mirënjohje për 19 organizatat që u bashkuan në mbështetje të saj dhe të së drejtës së grave për të folur për sigurinë e tyre.

“Ashtu si shumë të tjera, edhe unë kam ndier dhimbjen e një padie hakmarrëse”, shkroi ajo. “Edhe pse rasti ndaj meje u hodh poshtë, shumë gra nuk kanë burimet për t’u mbrojtur.”

Pas një viti të trazuar ligjor, ylli i Gossip Girl, e cila ka katër fëmijë me aktorin Ryan Reynolds, u shfaq në mbrëmjen Tribeca Artists Dinner në New York, duke reflektuar qetësi dhe vendosmëri.

Ajo premtoi se do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e grave për të folur, për dinjitetin dhe historinë e tyre, ndërsa falënderoi publikisht të gjithë ata që qëndruan në krah të saj, miq, ndjekës e organizata.

Lively publikoi edhe një listë të plotë të organizatave që e mbështetën ligjërisht me amicus briefs, përfshirë: California Women’s Law Center, Equal Rights Advocates, Her Justice dhe Coalition Against Trafficking in Women.

Një zëdhënës i saj theksoi se këto grupe janë bashkuar për të kundërshtuar përpjekjen e Justin Baldoni për të “shkatërruar një ligj që mbron gratë që ngrejnë zërin, thjesht për të mbrojtur veten”.