10:33 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Aktorja refuzon të izolohet, pasi më shumë e vlerëson lirinë sesa jetën

Ylli i “Avengers”, Evangeline Lilly u ka thënë fansave të saj se nuk po izolohet gjatë pandemisë së koronavirusit , pasi ajo vlerëson lirinë e saj më shumë sesa jetën.

Ajo ndau një fotografi të filxhanit të saj në mëngjes, duke thënë: “Sapo i dërgova fëmijët e mi në kampin e gjimnastikës. Të gjithë i lanë duart para së të hynin. Ata janë duke luajtur dhe duke qeshur”.

Kur fansat i thanë se pse fëmijët e saj vazhdonin të shkonin në kampin e gjimnastikës, ajo tha se nuk besonte në paralajmërimet për koronavirusin.

Megjithë këshillimin e publikut për të shmangur udhëtimet dhe tubimet e panevojshme, Evangeline u tha ndjekësve të saj se nuk shqetësohej për kontraktimin e sëmundjes potencialisht fatale./Indeksonline/