75 Mall Live Search
21:33 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / AR

Aktorja shpërthen ndaj fotografit në premierën e filmit

Millie Bobby Brown pati një moment të sikletshëm me një fotograf gjatë premierës së “Stranger Things” Season 5, që u mbajt më 13 nëntor në Londër.

Aktorja 21-vjeçare po pozonte në tapetin e kuq, kur një fotograf i bërtiti: “Smile!”. Brown iu kthye ashpër duke i thënë: “Smile? You smile!”, ndërsa e drejtoi gishtin drejt tij dhe më pas u largua nga pozat.

Reagimi i saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Disa e kritikuan Brown për sjelljen e saj, ndërsa të tjerë e mbrojtën, duke kujtuar se ajo është “një nënë e re që po përballet me shumë sfida”.

Aktorja është martuar në maj 2024 me Jake Bongiovi, ndërsa këtë verë çifti adoptoi një vajzë.

Një javë më parë, Brown u shfaq në premierën e Los Angeles së bashku me David Harbour, pavarësisht raporteve se aktorja e kishte akuzuar atë për bullizëm dhe sjellje të papërshtatshme gjatë xhirimeve.

Dyshja pozuan të qeshur dhe të afërt, duke i hedhur poshtë thashethemet për një konflikt mes tyre. Brown madje e quajti Harbour-in një figurë atërore për të.

Harbour, i cili mungoi në eventin e Londrës, më herët ka folur për lidhjen e tyre të veçantë, duke thënë se e ka parë Millie-n të rritet që në fillimet e karrierës.