21:00 / E Diele, 26 Mars 2023 / AR

Aktorja shqiptare flet për pritjen e ëmbël: E doja shumë pas asaj që kalova

Delinda Disha është në pritje të fëmijës së dytë.

Aktorja e njohur e ftuar në “Më prit në fundjavë” foli për pritjen e ëmbël duke treguar emocionet që po përjeton.

“Vendosëm të shkojmë në Romë. Atje ndamë lajmin edhe për publikun. E doja shumë një shtatzëni të dytë sidomos pas asaj që kalova. Kur ua thashë lajmin të dy fluturuan nga gëzimi, djali e do shumë një vëlla po ende s’dimë gjininë”, tha Delinda duke zbuluar momentet e para.

Delinda nuk e priste surprizën e Ermalit i cili gjatë bisedës luajti një studio një video mesazh nga bashkëshorti dhe djali i saj: “Ne do të bëhemi një familje më e bukur seç jemi, nuk e dimë ende gjininë e bebit por e dimë që do të jetë nje beb i bukur si Desantini dhe e rëndësishme është të jetë mire me shëndet. Delinda bëhu e forte çdo gjë do e kalojmë bashkë” – tha bashkëshorti ndërsa djali i vogël: “O ma të kam zemër je gjëja më e shtrenjtë e imja’’