75 Mall Live Search
08:12 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Aktorja shqiptare konfirmon lidhjen e dashurisë, tregon detajet

Aktorja shqiptare, Olta Gixhari, pranon lidhjen e dashurisë

Olta mund të jetë provokuar shpesh në emisione të ndryshme për jetën e saj private rreth ndonjë lidhjeje, por ajo gjithmonë ka qenë mjaft diskrete për privatësinë e saj.

Aktorja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Siluetë me Gerta Gixharin”. Këtë herë ajo ka folur gjatë për jetën e saj private, ku ka pranuar se është në një lidhje dhe se ajo e partneri i saj momentalisht po bashkëjetojnë.

Pyetjes se nëse ka gjetur dikë, Olta i është përgjigjur:

“Po! Kam rënë në një gjendje të rehatshme, në një lumturi”. Më pas ajo është pyetur nga moderatori nëse partneri i saj ka flokë apo është tullac, për të nënkuptuar dhe sa para ka.

“Për mua ka rëndësi që të bie në dashuri. Po jetoj me një djalë me ekonomi mesatare dhe përpiqemi t’ia dalim të dytë. Unë kam biznesin tim, kam një jetë që punoj”, u shpreh ajo.