20:00 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aktorja shqiptare: Kur u martova, tre ditë s’dolëm nga dhoma

Aktorja aq e dashur për publikun pjesë e ‘Portokalli’, Arjola Demiri flet për jetën private duke kujtuar edhe fillimet e martesës me ish-bashkëshortin.

Teksa ishte e ftuar sot në ‘E diell’, e pyetur si i ka përjetuar ditët e para në shtëpinë e ish-bashkëshortit ajo tha se i ka përjetuar shumë mirë.

“Shumë mirë, nuk dilnim nga dhoma 3-4 ditë. Jetonim në aromën e luleve. Ka qenë dashuri e madhe sepse ishte dashuria ime e parë e madhe në plot kuptimin e fjalës”, tregoi aktorja.

Arjola tha se pas divorcit, i është përkushtuar fëmijëve.

E pyetur nëse për shtatë vite ka fjetur vetëm ajo tha se, “Jo, kam fjetur me fëmijët sepse hyj tek ato nëna që nuk i heqin fëmijët nga shtrati”.