10:39 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aktorja shqiptare organizon festë për ‘princeshën’ e saj, në ditëlindjen e 3-të

Aktorja e njohur shqiptare Teuta Krasniqi dje e ka festuar ditëlindjen e 3-të të bijës së saj Kaia, shkruan Indeksonlne.

Vogëlushja përjetoi një ditë speciale, duke i organizuar një festë të ngrohtë në mesin familjarë.

Ajo u trajtua sikur një ‘princeshë’, me ç’rast pranoi edhe disa dhurata të bukura, që i ndau me publikun vetë aktorja në llogarinë e saj në Instagram.

“Kaia. Nje femije i lumtur vetvetiu, e dashur, e çilter, rrebele, kokeforte, e don pavarsine prej tash, impulsive por qe fal dashuri te pafund. Cdo dite mahnitemi me ty, me te rejat qe meson e i perveteson cdo dite e me shume. Urime ditelindja e 3-te, shpirti i mamit, jeta ime… Paç shendet te plote, dashuri te pafund dhe gezime e mbaresi. Te paçim gjithmone, po kaq te mire dhe te mbare. Dashuria qe na e fal cdo dite, na ben te lumtur gjithe familjen tone. Te duam pa kufi, Tara, mami dhe babi.” : ka qenë ky urimi i Teutës dedikuar vajzës së vogël. /Indeksonline/