75 Mall Live Search
08:40 / E Enjte, 16 Janar 2025 / AR

Aktorja shtatzënë për herë të shtatë: “Mendova se ishte perimenopauzë”

Aktorja dhe shkrimtarja australiane Madeleine West (45) zbuloi në profilin e saj në Instagram se është shtatzënë.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto me barkun e saj dhe ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të shtatë, duke bërë shaka me veten, transmeton Indeksonline.

“Oops! Mendova se ishte perimenopauzë, e kisha gabim, madje nuk hëngra shumë puding për Krishtlindje'”, tha ajo me shaka dhe ftoi fansat që kishin fëmijë në të dyzetat ose të pesëdhjetat për të ndarë përvojat e tyre me të.

Ajo ka treguar se nuk mund të jetë më e lumtur që është në pritje të një fëmije tjetër./Indeksonline/