Aktorja thotë se Pitt i kishte shkruar, flet edhe për skandalin e Diddy-t

Aktorja nga Sarajeva, Dajana Gudiq jeton dhe punon në Los Anxhelos dhe u bë virale kur njoftoi publikun se Brad Pitt, i cili nuk ka një profil në Instagram, i shkroi në DM-në e saj në Instagram.
Në mes të skandalit me reperin e arrestuar Diddy dhe festat e tij “freak off” të përmendura në aktakuzë, Dayana foli për festat e Hollivudit ku dyshohet se ka marrë pjesë, transmeton Indeksonline.
“Ne shkojmë në atë festë VIP-ash dhe kjo është diçka që njerëzit tanë e kanë të vështirë ta kuptojnë. Kur hyn në atë dhomë, menjëherë janë Beyonce, Jay-Z, Lady Gaga, Brad Pitt, Kim Kardashian… Dhe pastaj jam unë. pyeta veten se çfarë po bëj këtu”, tha aktorja në një podcast.
Kujtojmë se më herët aktorja në një emision ka pohuar se nuk i është përgjigjur “Brad Pitt-it” pasi në atë kohë kishte të dashur./Indeksonline/