75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / AR

Aktorja trondit fansat, nuk njihet në daljen e fundit

Ylli i Hollivudit, Emma Stone, i habiti fansat e saj me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, dhe fotot e saj të fundit kanë shkaktuar një mori komentesh në rrjetet sociale.

Aktorja 36-vjeçare mori pjesë në sfilatën e Louis Vuitton Pranverë/Verë 2026 në Paris, transmeton Indeksonline.

Për këtë rast, ajo veshi një fustan elegant të bardhë pa rripa, të cilin e shoqëroi me një xhaketë.

Menjëherë pas publikimit të fotove, rrjetet sociale u mbushën me komente, në të cilat përdoruesit pohonin se aktorja dukej krejtësisht ndryshe.

“Ku është Emma Stone??”, “Më falni? A thatë Emma Stone?”, “Ajo nuk është Emma Stone”, “A është Emma Stone në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve??? Fytyra e saj është krejtësisht ndryshe!”, “Kush është ky person?”, “A i bëri diçka fytyrës?”, janë vetëm disa nga reagimet e fansave/Indeksonline/