75 Mall Live Search
12:14 / E Enjte, 05 Mars 2026 / AR

Aktorja tronditi publikun me ultimatumin që i dha burrit të saj: “Ose unë ose …”

Aktorja Jessie Buckley, ylli i filmit Hamnet, është kritikuar ashpër pasi zbuloi ultimatumin që i dha bashkëshortit të saj Freddie Sorensen në fillim të lidhjes së tyre.

Në një intervistë, ajo pranoi se e detyroi atë të hiqte qafe njërën nga macet e tyre, duke shkaktuar zemërim në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

Shumë e kanë quajtur atë mizore dhe të pandjeshme.

Në një bisedë me partnerin e saj në film, Paul Mescal, aktorja 36-vjeçare, e cila është gjithashtu e nominuar për çmimin Oscar, tregoi një anekdotë për burrin e saj, e vetëdijshme se kjo mund të shkaktojë reagime negative.

Ajo pranoi se nuk i pëlqen macet dhe se e detyroi Freddie-n ta hiqte qafe njërën nga dy kafshët e tij shtëpiake.

“Burri im, kur filluam të dilnim bashkë, kishte dy mace dhe kjo ishte e tmerrshme, tani të gjithë do të më sulmojnë”, filloi ajo. “Njëra prej tyre ishte si ndonjë divë mendjemadhe dhe ishte sikur po komplotonte kundër meje. Kur kthehesha në shtëpi, kisha jashtëqitje në jastëk.”

“I thashë, ‘O unë ose macet.’ Dhe fitova,” tha Jessie me të qeshur, duke shtuar me sarkazëm, “Më vjen keq!”/Indeksonline/