75 Mall Live Search
19:40 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / LB

Aktorja turke ndahet për të dytën herë brenda vitit

Aktorja turke Hande Erçel, e njohur për publikun shqiptar me rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër”, është ndarë për herë të dytë.

Në shkurt të këtij viti, ajo dhe Kerem Bursin deklaruan ndarjen dhe nuk kaloi shumë e aktorja u përfol për një lidhje të re.

Ajo u kap mat me aktorin Kan Yildirim disa herë, por duket se edhe kjo romancë ka përfunduar.