75 Mall Live Search
14:04 / E Enjte, 01 Janar 2026 / KV

Aktorja turke vjen në Kosovë, e quan “shtëpi” dhe këndon shqip

Aktorja e njohur turko-shqiptare, Su Burcu Yazgi Coşkun, po kalon disa ditë në Kosovë dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut me postimet e saj në rrjetet sociale.

Në një nga publikimet, ajo e ka cilësuar Kosovën si “shtëpi”, duke shprehur afërsinë me vendin.

Gjatë qëndrimit, Coşkun ka ndarë në Instastory fotografi e video, ku shihet duke kënduar në gjuhën shqipe.

Ajo ka prejardhje të përzier, me nënën shqiptare dhe babanë turk.

Në një nga videot e shpërndara, aktorja këndon një këngë të artistit Butrint Imeri, gjë që ka marrë komente pozitive nga ndjekësit e saj.