17:44 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019

Aktorja Yllka Gashi shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisorit të njohur shqiptar

Sot ka ndërruar jetë regjisori i njohur shqiptar, Gjergj Xhuvani, ai u nda nga jeta në moshën 56- vjeçare në një spital të Romës, shkruan Indeksonline.

Lajmin për vdekjen e tij e ka përjetuar rënd edhe aktorja e njohur Yllka Gashi e cila përmes një InstaStory ka shprehur pikëllimin e saj.

“U prehsh në paqe Gjergj Xhuvani, njëri nga krijuesit e filmave më të mirë shqiptar.”: Ka shkruar aktorja.

Kujtojmë që ai realizoi filma si “Lindje- Perëndim- Lindje”, “Dashuria e fundit” “I dashuri armik” dhe  “Engjëjt janë larg”. /Indeksonline/