Aktorja zbulon arsyen, pse u largua nga ekrani?
Gwyneth Paltrow po kthehet në Hollywood me filmin Marty Supreme, pas gati shtatë vitesh pauzë nga aktrimi, dhe ka treguar pse vendosi të largohej nga ekrani.
“Në të 20-at e mia ndihesha shumë e vetmuar,” i tha Gwyneth aktorit Jacob Elordi në intervistën Variety & CNN Actors on Actors, e transmetuar më 9 dhjetor.
“Nuk e njihja ende veten, udhëtoja vazhdimisht. Kisha nevojë të rritesha dhe të kuptoja kush isha me të vërtetë, dhe shumë përgjigje i gjeta përmes familjes. Pastaj nisa biznesin tim.”
Kur iu shfaq mundësia për Marty Supreme, Gwyneth — e cila ka dy fëmijë, Apple 21 vjeç dhe Moses 19 vjeç, me ish-bashkëshortin Chris Martin, dhe është njerkë e dy fëmijëve të bashkëshortit Brett Falchuk — e ndjeu se ishte momenti i duhur.
“Marty Supreme erdhi në një mënyrë të pabesueshme,” tha aktorja. “Djemtë po largoheshin për në universitet dhe unë mbeta me një ndjenjë tronditjeje… ‘Kush jam unë tani?’. Pastaj takova Josh Safdie dhe e dija menjëherë që ia vlente. M’u duk si filmat që bënim në vitet ’90.”
Pavarësisht rikthimit, aktorja ka pranuar se nuk ishte duke pritur me padurim që të kthehej në filma.
“Për të qenë krejtësisht e sinqertë, nuk është se më kishte marrë malli për aktrimin,” i tha ajo The Hollywood Reporter. “Fëmijët e mi, të katërt, ishin larguar nga shtëpia.”

