75 Mall Live Search
14:30 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / AR

Aktorja zbulon detaje tronditëse: Njerku im ka abuzuar me mua për vite me radhë

Aktorja e njohur Maya Banks, e cila është njohur për rolin e saj në serialin “Gossip Girl” u gjet pasi familjarët e saj e kishin raportuar si të zhdukur për rreth dy javë.

“Chanel u gjet gjallë e shëndoshë. Nuk është lënduar dhe nuk dyshohet se ka pësuar diçka të rëndë”, tha policia për TMZ-në, transmeton Ineksonline.

Mirëpo, tani ajo ka thënë versionin e saj në Instagram, duke zbuluar detaje të tmerrshme e cila i tronditi shumë njerëz.

Ajo ka publikuar një Instastory ku ka shkruar se prej vitesh ka vuajtur keqtrajtime nga familja e saj, veçanërisht nga nëna dhe njerku (i dashuri i nënës).

“Gjatë gjithë jetës sime kam mbajtur në heshtje dhimbjen e abuzimit seksual, manipulimit dhe torturave që kam duruar që kur isha fëmijë. Në kohën kur isha në duart e së ashtuquajturës familja ime e cila tani është “shqetësuar” për mua, e për vendndodhjen time”, tha ajo, transmeton Indeksonline.

“Dua lirinë për veten. Unë dua të them gjithçka vetëm publikisht në mënyrë që njerëzit të kuptojnë që nuk duhet të kenë turp nga asgjë. Unë dua drejtësi dhe i lutem Zotit të më ndihmojë ta arrij këtë”, ka shkruar më tej ajo.

Ndër të tjera, ajo tregoi se ka pësuar abuzime nga njerku i saj, të cilin e quajti pedofil. “59-vjeçari më përdhunoi një kohë që as nuk e mbaj mend deri në vitin 2014”, ka shkruar ajo./Indeksonline/